
1945 - 1999
"Emrat tanë herë nata i merr nëpër këmbë, herë dita i kërkon me pishë"
Ali Podrimja, Torzo, 1979


1945-1999
RILINDJA

1938-1997
Azem Shkreli
"mos u bëj poet nëse s'mund të vdesësh për secilën varg, të vdesësh për secilën fjalë"

1937-1995
Anton Pashku
Isha në tren, që fugonte përpara. Në largësi ndjeva krizma pushke, kurse me dorën tjetër fshina buzët: ishin të përgjakuna....
1943-2020
Musa Ramadani
"Nëse për hirë të dashurisë ekziston e vërteta, atëbotë ç'duhet kjo kur njerëzit s'e njohin as dashurinë"
1948-2012
Hida Halimi
"...më takoi mua si grua nga Kosova, ta shkruaja romanin e parë në dekadën e fundit të shekullit XX, me tre shekuj vonesë, kjo është e prekshme deri në pikëllim."

1942-2012
Ali Podrimja
“…Merre me mend - pesë shekuj kam hëngër veten dhe s’kam ditur të qesh me veten e tepruar; Miq, Kosova është gjaku im që nuk falet”

1939-1995
Mirko Gashi
"Të merresh me poezi është punë tejet e vështirë. Vjen koha që fjalët ta kërkojnë kokën tënde."

1954-2005
Fehime Selimi
"Të përkundësh djepin është poezi më vete – më tha. Pajtohem plotësisht me të, por më duhet të them se është poezi për të cilën gjithsesi duhet shkruar një tjetër poezi"