1938-1997
Azem Shkreli (1938-1997) poet, prozator -  ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtareve te Kosoves, drejtor i Teatrit Krahinor në Kosovë dhe themelues e drejtues i Kosova Filmit. Shkroi librin e tij të parë me poezi Bulëzat në vitin 1960 duke vazhduar më pas me veprat si “Engjujt e rrugëve”, “Karvani i bardhë”, “E di një fjalë prej guri”, Sytë e Evës” etj.  I njohur te lexuesi i Kosovs si poeti i personifikimit të fjalës-figurë në poezinë e tij e cila merrte trajtat e qenies së mohuar dhe të ndaluar nga regjimi.  
1956
Azem Shkreli- Shkolla Normale 
1961
Azem Shkreli 
1966
Te Hotel Buzhuri 
1966
Azemi&Beharja 
1989
Azem Shkreli, Prishtinë 

1.

Azem Shkreli (1938-1997)
poet, prozator -  ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtareve te Kosoves, drejtor i Teatrit Krahinor në Kosovë dhe themelues e drejtues i Kosova Filmit.

Shkroi librin e tij të parë me poezi Bulëzat në vitin 1960 duke vazhduar më pas me veprat si “Engjujt e rrugëve”, “Karvani i bardhë”, “E di një fjalë prej guri”, Sytë e Evës” etj.  I njohur te lexuesi i Kosovs si poeti i personifikimit të fjalës-figurë në poezinë e tij e cila merrte trajtat e qenies së mohuar dhe të ndaluar nga regjimi.  

"mos u bëj poet nëse s'mund të vdesësh për secilën varg, të vdesësh për secilën fjalë"

2.

Jeta dhe veprimtaria

U lind më 10 shkurt të vitit 1938 në Shkrel të Rugovës. Fëmijëria e tij e hershme u shoqërua nga gjyshja e tij pasiqë nëna e tij kishte ndërruar jetë në vitin 1940 kur Azemi ishte vetem dy vjeç. Pas përfundimit të shkollimit fillor në fshatin Nakël, shkollimin e mesëm e vazhdoi në Prishtinë. Ai përfundoi studimet në vitin 1965 në Fakultetin e Filozofisë në degën e Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Si student, ai filloi të shkruante për gazetën ditore Rilindja dhe të sherbente si sekretar në Shoqatën e Shkrimtarevë të Kosovës. Nga viti 1960-1975 ai ishte drejtor i Teatrit Popullor Krahinor në Prishtinë ndërsa me 1 shtator 1973 ai zgjidhet kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës në ndërkohë që ishte edhe anëtar ekzekutiv i Lidhjes së Shkrimatrëve Jugosllavë. Në vitin 1975 themeloi Kosova Filmin dhe e drejtoi deri në vitin 1991 kur edhe u mbyll ky institucion me mbylljen e administratës publike në Kosovë. Derisa ishte drejtor i Teatrit, përmes thirrjeve për bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Shqipërisë brenda programit të Teatrit të Kosovës, ai vuri themelet e para të bashkëpunimit të dramës në gjuhën shqipe në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. 

Ai ndërroi jetë më 24 maj të vitit 1997 në aeroportin e Prishtinës, sapo kishte zbritur nga fluturimi nga Gjermania.

3.

Veprat:

Poezi:

-Bulzat : vjersha / Azem Shkreli ; [mbulesën e ilustroi Miomir Zubiq ; vinjetat i vizatoi Selatin Ahmeti].- Prishtinë : “Rilindja”, 1960 (Prishtinë : “Rilindja”).- 79 f. : ilustr. ; 20 cm

-Engjujt e rrugëve / Azem Shkreli ; [mbulesën e ilustroi Hilmi Qatoviq].- Prishtinë : “Rilindja”, 1963.-

-E di një fjalë prej guri / Azem Shkreli ; [mbulesën e punoi Skender Hoxha].- Prishtinë : “Rilindja”, 1969 (Prishtinë : “Rilindja”Nga bibla e heshtjes 1975

-Pagëzimi i fjalës / Azem Shkreli ; [zgjodhi e përgatiti Ali Aliu].- Prishtinë : Rilindja, Redaksia e Botimeve, 1981

-Nata e papagajve / Azem Shkreli ; [kopertinën e punoi Nexhat Krasniqi].- Prishtinë : Redaksia e botimeve, 1990 (Prishtinë : “Rilindja”).-Lirikë me shi 1994

 

Prozë

-Karvani i bardhë / Azem Shkreli.- Prishtinë : “Rilindja”, 1961.-

-Sytё e Evёs : tregime / Azem Shkreli.- Prishtinё : Rilindja, 1965

 

Dramë:

-Fosilet : dramë në katër akte / Azem Shkreli ; [mbulesën Shyqri Nimani].- Prishtinë : “Rilindja”, 1968 (Prishtinë : “Rilindja”

 

Perkthime/Studime

-Romancë verore / Petar Boshkovski ; [përkthyen Azem Shkreli, Ali Aliu ; mbulesën e punoi Shyqri Nimani].- Prishtinë : “Rilindja”, 1971

-Tre vetë kapërcejnë malin / Naum Prifti ; [zgjodhi Azem Shkreli ; mbulesën e punoi Rexhep Ferri].- Prishtinë : “Rilindja”, 1972

-Heshtja që flet / Llazar Siliqi ; [zgjodhi Azem Shkreli ; kopertinën e punoi Shyqri Nimani].- Prishtinë : “Rilindja”, 1972

-Narcisa / Çedo Jakimovski ; [zgjodhën e përkthyen Azem Shkreli, Ali Aliu ; kopertinën e punoi Shyqri Nimani].- Prishtinë : “Rilindja”, Redaksia e Botimeve, 1973 (Prishtinë : “Rilindja”

 

Antologji:

-SYT që shkrepin dashni (Poezija e të nandëve) / Fahredin Gunga, Ganimete Nura, Besim Bokshi, Adem Gajtani, Maksut Shehu, Din Mehmeti, Muhamed Kërveshi, Azem Shkreli, Rrahman Dedaj ; [ilustrues i faqes së parë Dimçe Kondovski].- Prishtinë : “Jeta e re”, 1959 (Shkup : “Nova Makedonija”)

-SHTIGJEVE të qëndresës / [përpiloi Enver Gjerçeku ; ilustroi faqen e parë Hilmija Qatoviq].- Prishtinë : Klubi i puntorëve letrarë të Kosovës e Metohis, 1961 (Prishtinë : “Rilindja”).

-TREGIME të sotme shqiptare / [zgjodhi e redaktoi Ramiz Kelmendi ; kopertinën e punoi Mateja Rodiqi].- Prishtinë : Enti i Botimeve Shkollore i RS të Serbisë.- Reparti-Prishtinë, 1968 [1969] (Prishtinë : “Rilindja”)

-Fjala me të cilën nuk vdiset / Jervrem Bërkoviq ; [zgjedhja dhe pasthënia Zuvdija Hoxhiq-Berisha ; përktheu Azem Shkreli ; kopertinën e punoi Salih Lutolli].- Prishtinë, Redaksia e botimeve, 1988 (Prishtinë : “Rilindja”

-Requiem për Mirko Gashin / Ramadan Mehmeti.- Prishtinë : Rilindja, 1997 ([Prishtinë] : “Prograf”).- 63 f. : ilustr. me ngjyra ; 20 cm (Biblioteka Drita) Shënime për autorin : f. 61.- Nga recensionet / Azem Shkreli, Qerim Ujkani

-Fjala me të cilën nuk vdiset / Jervrem Bërkoviq ; [zgjedhja dhe pasthënia Zuvdija Hoxhiq-Berisha ; përktheu Azem Shkreli ; kopertinën e punoi Salih Lutolli].- Prishtinë, Redaksia e botimeve, 1988 (Prishtinë : “Rilindja”

-Mjeshtri i hijeve / Vasko Popa ; [zgjodhi dhe pёrktheu Azem Shkreli ; kopertinёn e punoi Rexhep Ferri].- Prishtinё : “Rilindja”, Redaksia e Botimeve, 1977

-Të folur mbi ujë / Dragan Dragojlloviq ; [përktheu Azem Shkreli ; kopertinën e punoi Shyqri Nimani].- Prishtinë : “Rilindja”, Redaksia e Botimeve, 1983