Historiku i Fehime Selimi

1.

Fehime Selimi, poete dhe aktiviste për te drejta të grave në Kosovë, e njohur te lexuesi i viteve të 80-ta përmes artikujve nxitës dhe motivues mbi angazhimin e grave në jetën letrare dhe si poete e vargut meditativ dhe intim. Ishte aktive në Gazetën Rilindja dhe Flaka Vëllazërimit – ku edhe nisi karierën e saj letrare në moshë shumë të re.

"Të përkundësh djepin është poezi më vete – më tha. Pajtohem plotësisht me të, por më duhet të them se është poezi për të cilën gjithsesi duhet shkruar një tjetër poezi"

2.

U lind në Preshevë në vitin 1954 ku edhe mbaroi shkollimin elementar për t’u shpërngulur në Shkup për shkollimin e mesëm. Ajo vijoi studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Filologjisë dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Punoi si përkthyese në Këshillin Krahinor në Prishtinë deri në vitin 1990 dhe me dëbimin masiv të punëtorëvë ajo u shpërngul në Istog. Nga viti 2001 deri në vitin 2004 ajo iu bashkua shoqatës së grave "Arbëria" në Istog.

 

3.

Veprat:

 

-Fjala ime ka Etje – Flaka e Vëllazërimit, 1980 Shkup

-Lule në Ethe- Rilindja, 1982

-Dita e Trembëdhjetë - Rilindja 1990

-Kohë Shirash- Vatra, 2007