Historiku i Mirko Gashi

1.

Biografia

Poet dhe gazetar, i lindur në Kralevë të Sërbisë me 2 shkurt 1939. Njihet për ligjërimin metaforik të ujit në poezinë e viteve të 80-ta në Kosovë duke e bërë ujin shenjëzim të vorbullës, rrjedhës dhe nëpërmjet dialogimit me ujin, simbol të pastrimit.

 


"Të merresh me poezi është punë tejet e vështirë. Vjen koha që fjalët ta kërkojnë kokën tënde."

2.

Shkollimin fillor e kreu në Preshevë ndërsa atë të mesëm në Gjilan. Kreu edhe shkollën një vjeçare të gazetarisë në Beograd. Libri i tij i parë me poezi “Në vorbullën e ujit” u botua nga Rilindja në vitin 1972 në Prishtinë për t’u pasuar nga “Netët e bardha” në vitin 1978, në ndërkohë në vitin 1977 ai botoi në gjuhën serbo-kroate edhe librin “Libreto për gjenetivin e ujit” i cili libër u botua nga Jedinsvo - Prishtinë.

3.

Punoi si gazetar në gazetën Flaka e vëllazërimit në Shkup dhe më pas në Radio Prishtinë në Prishtinë. Ai dha një kontribut të madh në përkthimin e letërsisë shqipe në gjuhën serbokroate, në të cilën gjuhë ka përkthyer poezitë e: Ali Podrmjes, Beqir Musliut, Qerim Ujkanit, Fahredin Gungës, Din Mehmetit, Sabri Hamitit, Ismail Kadaresë, etj; dramat “Gof” të Anton Pashkut  “Bregu i Pikëllimit” – Teki Dërvishi etj.

 

Veprat:

 

·        Në vorbullën e ujit” – Rilindja,  Prishtinë1972

·        “Netët e bardha”,- Rilindja,  Prishtinë, 1975

·        “Liberto për gjenetivin e ujit” – Jedinsvo, Prishtinë, 1977

·        “Gjarpëri i shtëpisë” Prishtinë, 1980

·        “Arbror vitae”, Prishtinë 1988

·        “Plagë uji”, Prishtinë 1990

 

 

Përkthimet:

 

·        “Gof” - Anton Pashkut

·        “Anija e vjetër” - Resul Shabani

·        “Bregu i pikëllimit”  Teki Dërvishit

·        “Memoaret”  Ismet Shaqiri